Britania, më pak testime/ Deputetët kritikojnë qeverinë se po tregohet e ngadalshme

19/05/2020 19:41

Pasi na skanuan kodin ne celularët tanë nga dritaret e mbyllura te makinës, dhe duke ndjekur shenjat dhe udhëzimet e rrepta te personelit drejt vendit ku do bëhej testi, pasi verifikojnë identitetin përmes pasaportës na jepet një qese plasmasi, me pajisjen e testit me udhëzimet se si do duhet te aplikonim tamponin.

Pa dal nga makinë ne një vend parkimi te posacëm, testin do duhet ta bëjë vet përmes marrjes se mostrës ne pjesën fundore te fytit dhe po te njëjtin shkop me pambuk edhe ne hundë, atë e vendosje ne një epruvete me një lëng te cilin pasi e mbyllje duhej ta vendosje ne nje tjetër qese te posacme.

Veprimi i fundit ishte ta hidhje qesen ne një kosh te ofruar nga një punonjëse me veshje mbrojtëse.

Udhëzimi ishte se rezultati mund te vinte për 48 orë deri ne disa ditë. Faktikisht për hir te se vërtetës mua më erdhi për 36 orë dhe përkundër lajmeve se 30 për qind e testeve ishin jo te sakta, unë rezultova negative, ashtu sic e parandjeja, pasi edhe realisht nuk kisha simptoma. Ndoshta te tjerë mund te kenë përvoja te tjera, por kjo ishte përvoja ime.

Testi thjesht tregon se ne ditën qe ju e bëni atë jeni ose jo negative.Ky test mund te shërbejë për modelimin e shkallës se përhapjes, por ai qe do i nxirrte njerëzit nga vetizolimi drejt punës dhe ringritjes se ekonomisë, është testi i imunitetit i cili do vërtetonte nëse e ke kaluar ose jo sëmundjen.

Deri atëherë ky test është i pavlerë, pasi cdokush mund te infektohet një orë ose cdo me pas bërjes se testit. /Arben Malaj/

Top Channel