Top Talk: Regjisori Altin Basha zbulon detajet e Teatrit të ri. I vjetri i papërshtatshëm

18/05/2020 18:35

Në fokus të ditëve të fundit ka qenë çështja e Teatrit Kombëtar dhe është kthyer në kauzën e radhës për opozitën që kërkon të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës, të cilin e konsiderojnë si ideatorin dhe regjisorin e të gjithë akteve të paligjshme, që opozita thotë se ndodhin në këtë vend.

Kështu, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një tubim, si shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, protestë kjo e mbështetur edhe nga opozita, e cila është angazhuar për të pasur sa më shumë pjesëmarrës.

I ftuar për ditën e sotme në pjesën e parë të emisionit “Top Talk”, nëpërmjet një lidhje live ishte regjisori Altin Basha, i cili ka zbuluar detaje nga teatri i ri duke e përshkruar atë të vjetrin si të papërshtatshëm!

Denis Dyrnjaja: Kemi parë një projekt të skicuar për godinën e re të teatrit, ju keni negociuar me autoritet lokale. Ai do të jetë teatri, ai që kemi parë në skicë?

Altin Basha: Pa dyshim që kemi pasur pikëpyetjet tona kur kemi parë projektin dhe kemi pasur mundësinë të shohim në detaje këtë projekt dhe mund të ju them se jemi drejt një përfundimi që pa dyshim do ta kthej në një projekt që i përgjigjet të gjitha mungesave që kishte projekti i vjetër. Do të jetë një projekt i bukur dhe interesant por mbi të gjitha funksional. Për shumë vite të ardhshme do të ju japi artistëve dhe spektatorëve të shohin shfaqjen në kushte perfekte.

Janë tre salla të mbyllura, indor dhe një sallë outdor. Jemi duke folur për një infrastrukturë mbështetëse të këtyre tre sallave, që ka 9 salla të tjera, 3 leximi dhe 3 lëvizjesh që do të mbështesin produktin teatror për të ardhur në skenë. Nëse kemi 3 shfaqje repertori në 3 sallat paralelisht mund të kemi 6 të tjera në sallat e lëvizjes.

Aty janë parashikuar të gjitha facalitetet për një korpus teatror ku përfshihen ambjentet e prodhimit skenografisë shumë facalitete të tjera.

Jemi duke folur për shumë e shumë, do të ketë një hapësirë parkingjesh. Po flasim për një sallë që përveç hapësirës komfortit edhe luksit do të ketë një investim gjigant teknologjik.

Skena do të jetë e pajisur me podiume pneumatike që automatikisht lëvizin në lartësi të ndryshme. Do kemi dy xhepa gjigant teknik.

Denis Dyrnjaja: Po flasim për një godinë që po ndërtohet në vitin 2020, a i plotëson ai pritshmëritë për 100 vitet e ardhshme?

Altin Basha: Janë përtej nivelit normal, jemi duke folur për automatizim të gjithë elementëve të skenës, një mundësi e artë për skenografët për regjisorët dhe krijuesit për të krijuar spektakle teatrore të niveleve të larta. Teatri në tërësi është një art që ka përfituar nga teknologjia. E kemi pasur të pamundur në teatrin e vjetër, kemi pasur shfaqje të dështuara, madje kemi pasur barsaleta të ndërtuara në këtë ngjarje.

Denis Dyrnjaja: A mund të bëheshin në një rikostruksion të teatrit?

Altin Basha: Është e pamundur. Fjala që vje, dy xhepa skenikë që do të ketë salla e madhe e teatrit me 650 vende do të thoshin që sa ç’është sipërfaqja e skenës të ketë në dy krahët dy sipërfaqe rezervë.

Basha shton se teatri i ri do të ndërtohet në një kohë të përafërt, 3 ose 4 vjet.

Top Channel