Në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar vjen një tjetër reagim nga ana e Presidentit të vendit, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se mbështet një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe është gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe çdo institucion tjetër kulturor.

Meta i ka bërë thirrje qytetarëve sapo ka nisur protesta për Teatrin të mos i përgjigjen dhunës me dhunë.

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.

Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.

Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.

Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, shkruan Meta.

Top Channel