Maturantët sot në shkollë/ Rikthehen të përsërisin lëndët para provimeve, por 1500 do ndjekin mësimin online

18/05/2020 08:14

Pas 70 ditësh të mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të Koronavirusit, dyert e 500 gjimnazeve dhe shkollave në Shqipëri hapen për klasat e 12-a sot.

Nga 18 maji deri në 5 qershor maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës për të përsëritur njohuritë për 4 lëndët që janë provime të maturës shtetërore.

Nga 31 mijë maturantë, rreth 1500 prej tyre, kanë zgjedhur të punojnë individualisht dhe të vijojnë me mësimin online. Ndërsa gjimnazistët e tjerët të pajisur me maska dhe doreza pasi t’iu matet temperatura nga mjekët do të zhvillojnë procesin mësimor në klasa, që s’do të kenë me shume se 15 nxënës e si rrjedhojë do të jenë të ulur të vetëm në bankë në distancë nga njëri tjetri prej dy metrash.

Numri i reduktuar i nxënësve në klasë, i ka shqetësuar ata për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi pasi nuk ka mësues mjaftueshëm.

Top Channel ka mësuar se drejtoritë ë shkollave u kanë kërkuar edhe mësuesve të viteve të para dhe të dyta të cilët nuk u kanë dhënë më parë mësim maturantëve që të kthehen në shkollë pasi duhet plotësuar numri i tyre në klasa.

Problematika thellohet edhe më tej kur sipas orarit mësimor, stafit pedagogjik do të mësojë nxënësit për lëndët që ata nuk janë specializuar e punësuar.

Top channel ka siguruar biseda të caktuara në grupet e Whatsapp mes mësuesve kujdestarë dhe maturantëve, ku njoftohen se nuk mund t’iu japin mësim mësuesit që kanë pasur prej numrit të nxënësve qe janë ne klasa. Si për shembull klasës se fizikës do tju shpjegojë mësuesja e ekonomisë.

Apo në klasat që do zhvillohet lënda e anglishtes, janë të detyruar të qëndrojnë në mësim edhe nxënës të frëngjishtes. Të gjendur në këtë situatë, maturantët kanë shprehur ankesa. Ata vënë në dijeni mësuesit se po shkojnë në shkollë për ta mësuar ato që nuk dinë dhe si mund ta bëjë këtë një mësues që s’është i asaj fushe…

FOTO GALERI
11/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA