Kjo sallë ku qytetarët dhe avokatët presin drejtësinë vazhdon të qëndrojë e boshatisur nga masat e ndërmarra kundër covid 19.

Palëve ju ndalohet qëndrimi brenda ambjenteve , ndaj dhe administrata ka vendosur karrige jashtë gjykatës kur secili pret seancën e radhës. Qytetarët njoftohen në derën e jashtme për nisjen e procesit nga një efektiv policie.

Ndërkohë një grup avokatësh përseriten peticionin dërguar institucioneve përkatëse për hapjen e drejtësisë në te kundërt paralajmërojnë protesta dhe tubime.

“Jemi të shqetësuar, mbyllja e dyerve sjell pasoja për klientet dhe për ne. Duhet te hapen dyert jo me gjyqe me dyer te mbyllura. Shkresës se parë ju përgjigj vetëm presidenti, nese nuk nisin gjyqet e hapura do nisim tubimet”.

Por ndërsa çdo gjykatë ka afishuar detyrimin per mbajtjen e maskave, dorezave dhe distances fizike, asnjë gjykatë nuk ka marrë masa se si do aksesohet gjyqësori nga mediat të cilat janë lënë jashtë dyerve te drejtësisë. /Anila Hoxha/

Top Channel