Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ që prej disa javësh shërben si spital i dytë ku mjekohen të prekurit me Covid-19, tashmë po i kthehet normalitetit, pasi në vend është ulur numri i personave që kërkojnë mjekim në spital.
Së fundmi ka qenë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila me anë të një statusi në Facebook ka falënderuar stafin mjekësor të Sanatoriumit, mjekë dhe infermierë që ishin në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.
“Me guxim, sakrificë e profesionalizëm, mjekët, infermierët, i gjithë stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, përballoi me sukses situatën e shkaktuar nga #COVID19 dhe nga sot rikthehet në normalitet?? Mirënjohje të gjithë stafit mjekësor për punën dhe përkushtimin! Ndërsa beteja e përditshme vijon në spitalin #infektiv, ku po trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi.
#KrenarePërStafetMjekësore
#BASHKË” shkruan Manastirliu.
Top Channel