LIVE/ Protestë në disa qytete, përplasje me policinë në Lezhë e Tiranë. Burg një prej të arrestuarve, bizneset ulin qepenat, Ambasada e Izraelit ‘mbyll’ derën, Rama: S’ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë
“Shihemi në 16:30″ kjo është fjalia që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbylli protestën e një dite më parë dhe thirrja për ditën e sotme që Aleanca u bën qytetarëve të dalin për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Protesta e artistëve dhe qytetarëve do të mbështetet edhe nga PD e LSI, të cilat u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre por dhe gjithë qytetarëve t’i bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe luftuar tiraninë e vendosur nga Rama.
Vendimi i opozitës u morr në orët e vona të mbrëmjes së 17 majit, pas mbledhjes në selitë e tyre. Madje Basha premtoi se do të rindërtojë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte kur PD të qeverisë.
Opozita nuk do të jetë organizatore e këtyre protestave por vetëm mbështetëse dhe me shumë gjasa regjisori Roberd Budina që mbylli protestën e djeshme, do të hap edhe atë të sotmet para Ministrisë së Brendshme.

Top Channel