Washington Post: Protestuesit përleshen me policinë për Teatrin, kreu i opozitës thirrje për rrëzimin e qeverisë!

17/05/2020 11:31

Forcat shqiptare të rendit u përplasën me mbështetësit e opozitës, të cilët ishin duke protestuar kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, shkruan Washington Post.

Polica largoi nga ndërtesa një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës mëngjesin e së djelës përpara se makineri të rënda të nisnin shembjen e saj. Vendimi i qeverisë për shkatërrimin e Teatrit të vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe të tjerë që kërkonin rinovimin e tij.

Një politikan i opozitës tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia. Autoritetet nuk kanë komentuar mbi këtë raport, vazhdon gazeta prestigjoze.

Ajo shkruan më tej se pamjet televizive treguan Monika Kryemadhi, drejtuese e një partie opozitare dhe bashkëshorte e presidentit të vendit, duke u futur në një furgon policie. Pozita e presidentit në Shqipëri është më së shumti një post ceremonial, kujton Washington Post, i cili thekson më tej se kreu Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit. VOA thekson se tensionet kanë vijuar për orë të tëra.

Shumë qytetarë, thekson ai, i kanë sfiduar rregullat e ndalimit të lëvizjes për shkak të pandemisë COVID 19, duke u grumbulluar në zonën rreth Teatrit, duke shtuar se herë pas here ka pasur përpjekje për të çarë kordonin e policisë, ndërsa në zonë janë shfaqur dhe njësitë e trupave speciale.

FOTO GALERI
6/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA