Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar shembjen e Teatrit si kazmën ndaj themeleve të shoqërisë.
Basha thotë se Rama është varrmihësi i paqes sociale dhe shoqërisë dhe pa shporrur atë s’ka as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë!
Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend,varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve,hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj,as demokraci,as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.
Top Channel