Kosovë/ 23 të shëruar dhe 7 raste të reja me COVID-19
17/05/2020 19:58
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajt 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.
Sot janë shëruar edhe 23 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tash 736.
Nga data 08 shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.787 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 985 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Top Channel