Fortuna Dusseldorf-Paderborn hyn në historinë e futbollit. Në Gjermani lindi futbolli post-koronavirus dhe sfida e “Merkur Spiel-Arena” do të mbahet mend përgjithmonë sepse ishte e para që përuroi rregullin e ri që lejon të bëhen deri pesë zëvendësime brenda 90 minutave.
Në minutën 73-të të kësaj ndeshjeje të javës së 26-të të Bundesligës, trajneri i Paderbornit, Baumgart, hodhi Sabirin dhe Zolinskin në fushë, të cilët në të vërtetë përfaqësonin zëvendësimin e tretë dhe atë të katërt.
Por nuk mbaroi këtu, sepse tri minuta më vonë Schalke, që kishte pësuar katër gola kundër Borussia Dortmundit, bëri edhe zëvendësimin e katërt. Tri minuta më pas më vonë të njëjtën gjë bëri edhe Fortuna Dusseldorfi. Paderborni dhe Schalke atëherë, brenda pak minutash, bënë edhe ndryshimin e pestë, po aq historik.
Gjithashtu duhet të theksohet se, pas zëvendësimeve të ndryshme, lojtarëve që largohen nga fusha u sigurohet një maskë, që duhet të vishet para se të ulen në stol (në një distancë sigurie prej një metri e gjysmë) me shokët e tyre të skuadrës.
Top Channel