
25/02 09:55
Pas përvojave të para si trajner në stolat e Livorno, Ternana dhe të kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci mori një vit pushim, por është i gatshëm të rikthehet në fushë.
Në një intervistë për SkySport, ish-timonieri i kombëtares shqiptare foli për disa tema që deri më tani nuk kishte folur.Ai deklaroi se kishte braktisur Juventusin për kombëtaren e Shqipërisë.
“Unë kisha firmosur me Juventusin, madje kisha një kontratë me të. Pastaj më kërkoi Milani, që atëherë ishte skuadra më e fortë në botë. Menjëherë i thashë vetes: Ata paguajnë të njëjtat para, më mirë po shkoj atje”, deklaroi ai.
Kujtojmë që Panucci nuk pati një aventurë të mirë me djelmoshat kuq e zi, ku edhe më pas u shkarkua nga FSHF.
Top Channel