Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, Gjykata jep masën e sigurisë për 37-vjeçarin
16/05/2020 10:39
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 37- vjeçarin Rodolf Merolli i akuzuar për ngacmim seksual të së bijës 18 vjeçare. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pa prezencën e mediave.
Pak ditë më parë e ëma e 18-vjeçares në një rrëfim për Top Channel kërkoi që për ish-bashkëshortin e saj Rudolf Merolli të merren masa nga drejtësia, pasi ka tentuar të abuzojë seksualisht me vajzën.
Vajza bëri një denoncim tre ditë më parë çka solli edhe arrestimin e 37-vjeçarit. Ajo kishte arritur që të regjistronte bisedat e babait, i cili dyshohet se ka qenë në efektin e hashashit.
Top Channel