Disa dekada pasi Kurt Cobein u vetëvra, kitara me të cilën ai performoi gjatë performancës së tij legjendare MTV Unplugged, ka dalë në ankand me një çmim të pritshëm prej 1 milionë dollarësh. Kitara akustiko-elektrike Martin D 18E që Cobain përdori për performancën e famshme në Nju Jork, vetëm pesë muaj para se të vriste veten në moshën 27 vjeçare, do t’i shkojë ofertuesit më të madh në fundjavën e 19 qershorit.
Duke patur parasysh vlerën prej rreth 1 milionë dollarësh që mendohet si çmim fillestar prej organizatorëve të ankandit në shtëpinë Julien’s, me gjasa për të do të paguhet akoma më shumë.
Performanca akustike e nirvanave gjatë serive të famshme MTV Unplugged, më 18 nëntor 1993, u shndërrua në atë që konsiderohet një nga albumet më të mëdhenj live në histori. Në të u përfshinë hitet e grupit, si “About A Girl” dhe “Come As You Are” bashkë me disa kovera, ndër të cilët edhe “The Man Who Sold the World dhe I David Bowie.
Edhe të tjera sende që i përkisnin Cobain kanë dalë nën çekiç vitet e fundit, përfshirë kitara të tjera apo edhe trikoja e djegur me cigare me të cilën ai performoi gjatë MTV Unplagged që u ble për 334 mijë dollarë. Ndërsa një pjatë kartoni në të cilën Cobain kishte ngrënë një copë picë dhe më pas kishte shkruar një listë të koncerteve të Nirvanas, u shit për 22400 dollarë.
Top Channel