Pavarësisht se ministria e arsimit shtyu datën e zgjedhjeve në universitetet publike, sipas urdhrit procesi përgatitor vijon. Pjesa më e madhe e institucioneve të arsimit të lartë kanë miratuar komisionin institucional të zgjedhjeve e disa prej tyre edhe komisionet zgjedhore në fakultete. 

Universiteti bujqësor pasi hartoi rregulloren me kriteret e reja për pastërtinë e figurës së kandidatëve për organe drejtuese, i quajti të pavlefshme vendimet e mëparshme të senatit akademik që u morën para urdhrit të ministrisë së arsimit për shtyrjen paafat të datës së zgjedhjeve. Ndërsa tani po vijon me organizimin e strukturave vlerësuese.

“Në mbledhjen e datës 6 maj ne bëmë zgjedhjen e Komisionit zgjedhor dhe u konsituar më 11 maj e bëri shpalljen e KZF-ve, komisioneve zgjedhore të fakulteteteve. Dhe kolegëve u është bërë me dije se secili prej tyre duhet të dorëzojë pranë komisionit dokumentacionin mbi bazën e të cilave do të bëhet kontrolli i plagjiaturave dhe kontrolli i ligjshmërisë akademik. Lidhur me këtë kemi ngritur dy komisione të pavarura dhe janë kryesisht specialist te IT, pedagogë të informatikës dhe që nuk kane konflikt interesi. Kontrolli do te kryhet elektronikisht . Sot është afati deri më 25 maj.

Top Channel ka mësuar se nga 12 universitete publike, vetëm dy drejtues aktual të universitetit Fan Noli në Korçë dhe ai i Universitetit Bujqësor të Tiranës nuk do të shprehin kandidaturën për herë të dytë në postin e rektorit.

Rektori aktual Bari Musabelliu tregoi për Top Channel se do të vazhdojë pozicionin si pedagog në Universiteti.

“Nuk rikandidoj. Ka një arsye sigurisht njerëzore domethënë. Mua duke filluar nga sot e deri me daljen në pension më mbeten 1 vit e 4 muaj. Kësisoj unë nuk do të doja që universiteti të rihynte në proces zgjedhor. S’do kishte sens. Unë për 4 vite jam përpjekur të bëj atë që unë kam menduar si më të mirën. Shpresoj.

Por problematikë mbetet universiteti i Tiranës. Janë dy palë, rektori aktual Mynyr Koni e nga ana tjetër komisioni zgjedhor që sipas tij i ka mbaruar mandati. E të dy këta kanë marr vendime që nuk puthiten në asnjë pikë. Së pari komisioni zgjedhor me kryetare Majlinda Ketën ka shpallur kandidaturën e parë dhe të vetme për rektor në universitetin e Tiranës që është aktualisht dekan në fakultetin e drejtësisë , Artan Hoxha. E nga ana tjetër, është rektori Koni që nuk e njeh garën dhe thotë që nuk ka nisur ende ndërsa datat do i shpall ai.

Mynyr Koni do të kandidoj për një mandat të dytë si drejtues i Universitetit të Tiranës, duke mos e njohur procesin e regjistrimit të kandidatëve që ka listuar Komisioni zgjedhor, të cilin ai e ka shkarkuar. Por teksa të dy palët i konsiderojnë veprimet e njëri tjetri të pavlefshme, ministria e arsimit e quan konfliktin e tyre çështje të brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA