Daria, 13-vjeçarja ruse që është bërë e famshme me pretendimin se është shtatëzënë me të dashurin e saj 10-vjeçar, ka thënë së fundmi se babai i fëmijës është një fakt një më i rritur që e ka përdhunuar.

Ajo tha se përdhunuesi i saj është të paktën 16 vjeç dhe se ishte “i shëndoshë e i gjatë”.

Daria tha se i ishte dashur kohë dhe kurajo për të pranuar të vërtetën. Historia e vajzës nga Zheleznogorsk nisi të ndiqet në të gjithë botën që kur tha në televizionin rus se priste një fëmijë nga i dashuri 10 vjeçar.

Në një postim të ri për 208,000 ndjekësit e saj në mediat sociale, tashmë 14 vjeçarja thotë: “Ja ku është postimi i shumëpritur për babanë biologjik të fëmijës… Është një çështje e dhimbshme për mua. Ishte një përdhunim, nuk mund ta tregoj sesi ndodhi pasi është e dhimbshme ta kujtosh. Për shumë kohë pas aksidentit kisha dhimbje në shpirt”.

Më herët ajo kishte mohuar raportimet në një gazetë ruse se ishte përdhunuar në shkallët e një pallati nga një djalë 15 vjeçar nga shkolla e saj, duke insistuar se babai i fëmijës ishte shoku i saj Ivan (Vania), 10 vjeç, me të cilin thotë se janë në një marrdhënie.

Tashmë Daria thotë se sulmuesi i saj ishte të paktën 16 vjeç dhe jo nga shkolla e saj. “Ishte shumë i shëndoshë për moshën e tij, dhe shumë i gjatë. Ai jeton në të njëjtin qytet dhe qyteti ynë është i vogël”.

Zheleznogorsk është një vendndodhje për industrinë bërthamore ruse dhe është i mbyllur për të huajt.

“Jam e tmerruar nëse e takoj në rrugë. U kam thënë hetuesve gjithçka që ka ndodhur”, tha ajo.

Muajin që kaloi ajo tha se priste një vajzë që do ta quanin Karolina.

FOTO GALERI
1/5
13-vjeçarja ruse është bërë e famshme me pretendimin se është shtatëzënë me të dashurin e saj 10-vjeçar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA