Shpëtimi i sipërfaqeve pyjore në Korçë/ ‘Ushtri’ insektesh për të luftuar me procesionaren

15/05/2020 14:39

Në Korçë ka nisur lufta e procesionares përmes sistemeve natyrore duke rikthyer shpresën se mijëra hektarë me sipërfaqe pyjore do të shpëtohen.

Prej vitesh në Korçë fenomeni shqetësues është bërë i pandalshëm duke dëmtuar rëndë sipërfaqet me pisha në Korçë dhe rrethinat e saj.

600 kampionë të insektit Kalosoma i cili lufton në mënyrë natyrore procesionaren, të rritur në laboratorë në Fakultetin Pyjor të Kamzës u hodhën në zonën e Korçës duke rikthyer shpresat për rigjenerimin e këtyre pyjeve.

Procesi do të kalojë në 3 faza dhe sipas specialistëve nuk e zhduk fenomenin por rikthen balancën natyrore.

Për herë të parë në Shqipëri ky testim shtrihet në disa masive pyjore dhe synon të shpëtojë pishat në vendin tonë.

Top Channel