Shkatërrohen çatitë e shtëpive, dëmtohen disa makina dhe thyhen pemët/ Stuhia e fortë godet Dibrën, pamje

15/05/2020 10:18

Moti i keq ka përfshirë Dibrën , prej dy ditësh.

Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm një stuhi e fortë ere në formën e një cikloni ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Peshkopisë.

Era e fortë ka shkatërruar plotësisht çatinë e një shtëpie, duke shkulur gjithë mbulesën të cilën e ka hedhur disa metra sipër në mes të rrugës, duke dëmtuar një makinë.

Si pasojë e erës së fortë janë thyer pemë dhe janë dëmtuar disa makina , por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz.

Top Channel