VLORË- Një person ka mbetur i plagosur në dorë rreth orës 11:45.

Ngjarja ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ndërsa sipas policisë në rrethana ende të paqarta J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel