Për një vend parkimi, si degjeneroi sherri mes dy fqinjeve në Durrës deri në nxjerrjen e armëve

15/05/2020 09:04
Ilustrim

Një 57-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia pasi kanosi me armë zjarri fqinjën e saj.

Mësohet se shkak i konfliktit të tyre ishte thjesht një…vend parkimi.

Policia e Durrësit njoftoi më herët se kishte arrestuar N. P., 57 vjeçe, banuese në Hamallaj, Durrës.

“57-vjeçarja më datë 14.05.2020, në Hamallaj, Durrës, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, njoftoi policia.

Top Channel