DURRËS- Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Durrës. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv pas kryerjes së testit faringo-laringit të tamponit 7 persona, duke e çuar në 9 numrin e të prekurve aktiv nga Covid-19 në Durrës. 

Të infektuarit janë punonjëse të një fasonerie të cilave iu është bërë testi një ditë më parë, pas konstatimit të një punonjëse 41-vjeçareje pozitive në këtë fasoneri.

Nga 27 tampone të marra, 7 rezultuan pozitive.  Gjithsej shkon në 51 numri i të infektuarve gjatë kësaj pandemie në Durrës, po shumica e tyre janë të shëruar. Ndërkohë në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 18 raste të reja, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 916.

Kujtojmë se fasoneritë u kthyen në vatër infeksioni të Covid-19 në qytetin e Krujës.

Top Channel