I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte moderator Rudi Hizmo. Teksa në studio po flitej në lidhje me një mesazh vulgar, që i ishte dërguar gazetares Zhaklin Lakatari në rrjete sociale, Rudi zbuloi se edhe ai ka provuar dhunë verbale, nga meshkuj të tjerë. Pasi Rudi ka zgjedhur për të provokuar përmes videove humoristike, përdoruesit në rrjete sociale, e kanë ofenduar me fjalët, “fshatar dhe injorant”.
“Unë jam personazh publik vetë dhe videot që kam bërë, video funny (humoristike), apo kam provokuar dhe kontekst funny, reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Edhe meshkujt marrin dhunë verbale nga meshkujt e tjerë. Po ku e gjete ti u fshatar, o injorant, më kanë komentuar. Gjuha e urrejtjes është kudo në botë”, u shpreh Rudi.
Top Channel