Miratohet shembja e Teatrit Kombëtar/ Vendimi u morr në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Basha: Teatri, vija e kuqe

15/05/2020 00:25

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më herët nga kreu i Bashkisë Tiranë. Mbledhja u zhvillua online për shembjen, ndërsa të henën do të ketë një tjetër mbledhje për projektin e ri të teatrit. Në dokumentin i cili mban firmën e Toni Gogut kreut të këtij këshilli thuhet, “Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar’”.

Sipas këtij instituti që ka bërë edhe relacionin teknik për shembjen thuhet se, godina është në kushte tejet të rënduara teknike. Ata shkuajnë se, Riparimi i objektit dhe sjellja në kushtet teknike të sotme, përbën një vështirësi.

Ajo kërkon kosto të larta disaherë më tepër se kostoja minimale fiskale dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit. Kërkon ndërhyrje në themele, në strukturën mbajtëse të objektit, në çatinë e objektit si dhe në soletat e ndërkateve. Ndërhyrja sado e madhe të jetë në objekt, nuk e sjell në kushtet optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimit.

Për këtë arsye ata vendosin shembjen e saj. Po sipas këtij dokuemtni është po kjo bashki që merr përsipër të ndërtojë aty një godinë të re me standarte bashkohore. Por pas këtij vendimi i cili u publikua pas orës 21 të mbrëmjes së të enjtes, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ju drejtua përpara godinës së teatrit ku akuzoi kryeministrin Rama dhe doli në mbrojtje të godinës. Ai tha se teatri është vija e kuqe.

Top Channel