“Ligji, diskriminim për policët”/ Grupi shqiptar i të drejtave të njeriut kundër nxjerrjes në pension në moshën 55-vjeçare

15/05/2020 19:50

Shefja e Grupit Shqiptar të të drejtave të Njeriut e konsideron diskriminim të moshës, projektligjin që synon të nxjerrë në pension të parakohshëm 55 vjeçarët në polici.

Gjatë një interviste për Top Channel, Elsa Ballauri, veçon trajtimin mosmirënjohës të autoriteteve ndaj figurës së policit.

Cilat janë problemet problemet në radhë te parë janë ne dëm te policisë si institucion do kuptohen shumë shpejt sepse e vendos policin nën vullnetin e shefave, bën ç’të duash me policin, nuk është arsye mosha , 55-vjeç polici është ne kulm të karrierës.

Është llogaritur që për tre vite të dalin në pension të parakohshëm rreth 1080 efektivë të cilët ndërkohë kanë detyrimin të shërbejnë 700 orë në vit në polici.

Kur flet për policin qe nuk duhet vetëm ai qe gjithë ditën vrapon pas kriminelit. Por edhe ai qe harton strategjinë.

Kundër projektligjit ka dalë edhe sindikata e policisë së shtetit që pretendon se gjatë procesit të konsultimit nuk u pyet si palë që përfaqëson interesat e policëve.

Elsa Ballauri: Ka një mungesë respekti ndaj të drejtave të këtij grupimi të policëve për të qenë dakord apo për të pranuar, apo mos pranuar atë që është shumë e rëndësishme për ta.

Anila Hoxha: Cilat janë problemet më të mëdha për projekt ligjin për pensionin e parakohshëm në polici:

Elsa Ballauri: Shikoj një raport jo shumë të drejtë të respektit që shteti në këtë rast, qeveria në këtë rast ka ndaj grupimit të policëve të cilët kanë një moshë të caktuar që nuk mund të quhet kurrë moshë e pleqërisë, përkundrazi do të quhet një moshë pjekurie e cila mund të shfrytëzohet shumë në të mirë të shoqërisë.

Ajo që pastaj nga neni në nen mund të ketë probleme, janë disa probleme të cilat jepen në mënyrë evazive në ligj dhe evaziviteti në përgjithësi të cilin e përmbajnë shumë nga ligjet tona, nuk bën gjë tjetër veçse do të krijojë mundësi për interpretime të gabuara. Ka një mos konkordim të faktit që këta policë dalin në shërbim me një pension shërbimi dhe njëkohësisht janë përsëri efektivë të shefave të tyre, për ti urdhëruar për detyra të caktuara, por ndërkohë u është ulur rroga.

Anila Hoxha: Pra pak a shumë po shkohet drejt një polici part-time?

Elsa Ballauri: Për sa kohë do ta shohim si një institucion me të cilin mund të bëjmë ç’të duam atëherë s’do bëjmë asgjë, përkundrazi, padashje do të dëmtojmë gjithmonë e më shumë që do të krijojmë një psikologji që polici është në dorën e shtetit.

/Anila Hoxha/

Top Channel