Koronavirusi/ Dorëhiqet ministri i shëndetësisë disa javë pas emërimit

15/05/2020 20:16

Ministri i shëndetësisë në Brazil, Nelson Teich është dorëhequr sot, më pak se një muaj pas ardhjes në post, siç raportohet prej kontradiktave me presidentin Jair Bolsonaro për trajtimin e krizës së koronavirusit në vend.

Presidenti Bolsonaro ka nxitur ditët e fundit përdormin e gjerë të hidroksi-klorokinës si trajtim për koronavirusin, gjë që është refuzuar nga Teich. Për mjekimin ka ende dyshimë dhe pasiguri.

Presidenti brazilian është një kritik i ashpër i masave të izolimit. Ai kishte pasur edhe më parë kontradikta me ministrin në lidhje me ritmin e rinisjes së ekonomisë.

Javën e kaluar ministri i shëndetësisë nuk ishte konsultuar para se Bolsonaro të lëshonte dekretin e hapjes së palestrave dhe floktoreve.

Dorëheqja e tij vjen një ditë pasi Brazili kaloi 200,000 raste infektimi dhe 14,000 vdekje.

Teich erdhi në zyrë më 17 prill, kur Bolsonaro shkarkoi pararendësin Luiz Henrique Mandetta, i cii dhe ai mbronte masat e izolimit.

Teich, ish-onkolog dhe konsulent i grupin shëndetësor Teich Health Care, kishte thënë në konferencën e shtypit të emërimit se pikepamjet e tij dhe të presidentit janë tërësisht në një linjë.

Top Channel