“Kjo gjë po bëhet për protestat”/ Rama: T’i lëmë këto broçkulla

15/05/2020 18:14

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në facebook ka folur në lidhje me rritjen e rasteve në dy ditët e fundit, ku janë regjistruar nga 18 raste.

Ai u shpreh se duhet t;i lëmë broçkullat dhe se duhet të tregojmë kujdes dhe të fokusohemi tek shkenca.

Rama:

Dua të përsëris sepse vazhdoj të lexoj dhe vazhdoj të dëgjoj këtë sojin  e papërgjegjshëm dhe të pavetëdijshëm të atyre që i bien fyellit në të njëjtën vrimë që i kanë rënë që në fillim.

Ky është një grip i rëndomtë, kjo është kot, këtu nuk ka asgjë. Njëri sot këtu shkruante, po tani bëhet kjo për protestat etj etj. Këto broçkulla ju lutem shumë ti lëmë dhe të fokusohemi tek shkenca, ti referohemi burimeve zyrtare të informacionit dhe nëse duam konfirmim për to, ti referohemi burimeve ndërkombëtare të informacionit, autoriteteve që janë me këtë përgjegjësi dhe të mos merremi me llafe që janë hapur të gjithë.

Top Channel