
Komiteti Olimpik ndërkombëtar do të ndihmojë organizatat partnere në mbarë globin me një shumë domethënëse, në kulmin e vështirësive nga situata e pandemisë.
IOC vendosi të disbursojë plot 800 milionë Dollarë për të përballuar efektet e shtyrjes së Lojërave të Tokios, dhe përgatitjes e bursave të atletëve.
Shuma u aprovua nga Këshilli Administrativ dhe pjesën e luanit do ta marrin organizatorët e Olimpiadës që ishte parashikuar këtë verë në Japoni, por do të ndihmohen dhe partnerë modestë, si KOKSH në Shqipëri, me financime domethënëse.
“Pjesa më e madhe e fondeve, 650 milionë dollarë do të shpenzohen për shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios në 2021, ndërsa 150 milionë dollarë do t’i shkojnë Lëvizjes Olimpike, në veçanti federatave ndërkombëtare, të prekura kryesisht nga kriza e koronavirusit.
Nuk do kemi tabu’ por do diskutojmë cdo detaj për të mbështetur sportistë”, tha kreu i komitetit Olimpik, Tomas, Bach.
Në lidhje me zhvillimin e Olimpiadës së Tokios pa tifozë, kreu i IOC tha se është ende herët pasi duhen 1 vit e dy muaj nga starti, por shpreson se situata e pandemisë, do të kalojë.
Top Channel