Javën e kaluar kreu i shtetit amerikan Donald Trump vizitoi një fabrikë ku prodhoheshin maska mjeksore në Arizona ndërkohë që nuk mbante vetë një të tillë.
Presidenti i SHBA-ve nisi të mbante një fjalim rreth rëndësisë së ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi rrezikun që shfaq Koronavirusi por mesa duket askush nuk donte ta dëgjonte.
Punonjësit e fabrikës kishin vënë në sfond këngën hit të Guns ‘N Roses, “Live ‘N Let Die” duke e ngritur volumin në maksimum si shenjë proteste kundër Donald Trump, fjalimi i të cilit u mbyt nga ritmi i këngës rrok.
Pjesëtarët e grupit vendosën që të nxirrnin disa bluza në shitje ku shkruhet titulli i këngës duke dalë hapur kundër Trump për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë.
Bluzat do të shiten për 25 dollarë dhe do t’i shkojnë për bamirësi fondacionit “MusiCares” që ndihmon në luftën kundër Koronavirusit.
Top Channel