Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Laçit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se personi që u plagos dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë është Zef Mark.

Policia bënë me dije se plagosja e Zef Markut ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit me shtetasin I.Xhi cili e ka plagosur me armë zjarri në këmbë.

Kurbin /Informacion paraprak

Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorin e dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Top Channel