ilustrim

Trupi i pajetë i një gruaje është konstatuar nga shërbimet e policisë kufitare në Durrës.

Kufoma u konstatua në zonën e Currilave.

Ajo është 62-vjeçarja Sh. B. dhe nuk dihet se në ç’rrethana ka përfunduar në det.

Ishin familjarët e saj që bënë identifikimin.

Sipas tyre, 62-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia rreth orës 07.00 të ditës së sotme, ndërsa në 08.30 u konstatua e mbytur në zonën e Currilave.

Top Channel