Donald Trump ndryshon qëndrim: Mund të mos kemi kurrë vaksinë koronavirusi

15/05/2020 19:51

Presidenti amerikan Donald Trump dukej se tha sot nga Shtëpia e Bardhë se mund të mos kemi kurrë një vaksinë të koronavirusit, disa minuta pasi mburrej se ajo mund të krijohet para fundit të 2020.

Duke folur me gazetarët presidenti ngriti larg atë që quante “e ardhmja e ndritur e Amerikës”.

“Me vaksinë apo pa vaksinë ne po rikthehemi … por ajo që duam të bëjmë është të kemi vaksinën”, tha Trump.

Më vonë ai konfirmoi se komentet e tij sugjeronin se SHBA do ta përballojë zjarrin e koronavirusit edhe nëse vaksina nuk vjen dhe sëmundja përhapet.

Ai shtoi: “Ne besojmë se do të kemi vaksinën në të ardhmen e afërt. Nëse e marrim, ky do të jetë një hap i madh përpara. Por nëse jo, do të jetë si rastet e tjera. Nëse ke një problem, dikur do të kalojë. Sëmundja mund të dalë përsëri, mund dhe të mos dalë. Por nëse del ne do ta shuajmë zjarrin. Kemi mësuar shumë … Një vaksinë gjithsesi do të ishte diçka shumë e mirë”.

I pyetur për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës së mundshme, në të njëjtën konferencë Trump tha: “Nëse kemi fat dhe aftësi të mjaftueshme për të marrë vaksinën, do ta bëjmë menjëherë shpërndarjen”.

Komentet çuditërisht të pasigurta të presidentit erdhën disa minuta pasi ai ishte zotuar se vaksina do të vinte në fund të vitit.

Më herët ai tha se SHBA po studion 14 vaksina të mundshme të koronavirusit: “Ata kanë identifikuar 14 projekte vaksinash që janë më premtuese, dhe po e ngushtojnë akoma listën. Ne duam ta zgjidhim shpejt këtë. Kur them shpejt, do të thotë para fundit të vitit, ndoshta edhe më herët. Po ecim shumë mirë”.

Top Channel