Ç’po ndodh me pagën e luftës? Rama: Askush nuk do mbetet pa e marrë, deri tani …

15/05/2020 18:55

“Nuk diskutohet paga e luftës, do vazhdojnë ta marrin, edhe pse janë kthyer në punë”, kështu është shprehur kryeministri Rama, në një lidhje direkte në “Facebook”.

Kryeministri tha se janë dhënë 7.5 mld lekë të reja që kanë shkuar për të paguar pagat e luftës për punëtorët që u prekën nga mbyllja e bizneseve për shkak të COVID-19.

Rama: Kam dëgjuar komente dhe fjalë boshe të këtyre ventilatorëve mediatik se ne i hapkemi bizneset për të mos paguar. Ne po vazhdojmë dhe do të vazhdojmë për të paguar pagat e luftës edhe për ata që janë në punë. Kategoria e pagës së parë, që ende tani nuk është në punë janë vetëm baret dhe restorantet. Ato lokalet që janë biznes i vogël do të hapen ditën e hënë dhe do të vazhdojnë të paguajnë. Të gjithë do të marrin atë që i takon, askush nuk mbetet pa e marrë. S’ka rëndësi nëse u hap, po kthehet normaliteti. Do i qëndrojmë angazhimit tonë. Janë 7.5 miliardë lekë të reja të paguara që kanë shkuar në arkën e familjeve dhe do të vazhdojmë se paketa ka ende një pjesë të financës në dispozicion për ta shpërndarë

Top Channel