Bundesliga rikthehet nesër, por me rregulla të reja për shkak të COVID-19

15/05/2020 19:42

Rikthehen emocionet në futboll në Evropë. Ditën e nesërme rinis Bundesliga, pas javësh ku futbolli u pezullua për shkak të COVID-19. Kampionati gjerman dot ë rikthehet me rregulla të reja, për t;iu përshtatur pandemisë.

Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFL) njoftoi se klubet e Bundesligës në sezonin e rinisur më 16 maj, do të mund të bëjnë 5 zëvendësime. Rregulli i ri u aprovua nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) për të ndihmuar futbollistët , duke qenë se ata do të përballen me një rritëm të lartë të ndeshjeve në periudhën e ardhshme.

Kështu Bundesliga bëhet liga e parë e madhe evropiane, ku do të luhet. Në kohë të njëjtë do të rinis edhe sezoni në Bundesligën 2.

DFL gjithashtu rekomandon që dy zëvendësimet shtesë të kryhen në kohë të njëjtë, ndërsa është miratuar edhe vendimi që të ketë play-off dhe play-out.

Një ndryshim tjetër është se lojërat mund të zhvendosen në vende neutrale, gjithmonë nëse ka rritje të rasteve me COVID-19, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Gjithçka rinis aty ku u ndalua, me javën e 26-të në program për t’u luajtur.

Bundesliga rikthehet që në fillim me përballjen e zjarrtë Borussia Dortmund–Schalke 04, derbi i magjishëm i Ruhrit.

Federata u ka bërë thirrje ekipeve që të vendosen në karantinë, duke nisur që këtë fundjavë. Karantina do të kryhet në qendrat stërvitore me ekipet që duhet të qëndrojnë të grumbulluara ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe testet e herëpashershme.

Java e 26-të

16 maj (15:30)

Borussia Dortmund-Schalke 04

RB Leipzig-Freiburg

Hoffenheim-Hertha Berlin

Fortuna Dusseldorf-Paderborn

Augsburg-Wolfsburg

Eintracht Franfurt-Borussia Monchengladbach (18:30)

17 maj

Koln-Mainz (15:30)

Union Berlin-Bayern Mynih (18:00)

18 maj

Werder Bremen-Bayer Leverkusen (20:30)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA