Selin kundër të gjithë shtëpisë pas daljes së Gimbos, banorja përplaset me Rogertin: Si mund të më gjykojë dikush që e ka lojën e dështuar 21/03 22:59
Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka qëndruar në ambientet e kryeministrisë për më shumë se 50 minuta.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu në edicionin e lajmeve të orës 12:00 raportoi se ambasadorja Kim nuk është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Mbetet mister për momentin se kush ka qenë bashkëbiseduesi saj në ambientet e qeverisë.
Një ditë më parë në Twitter ambasadorja amerikane shkruante:
“Reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm por kërkon ende punë… ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët nuk duhet të presin”.
Top Channel