“Pse mbyll sytë para faktit”- Plas debati në Open mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut

14/05/2020 22:22

Në Open në Top Channel po flitet për Teatrin Kombëtar që është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes. Gjatë diskutimit plasi një debat mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.

Debati nisi kur Bushati I tha se Baton Haxhiut që ka mbyllur sytë para shkeljeve ligjore.

Pjesë nga debati:

Bushati: Baton po e devijon debatin duke thënë se nuk e di për shkeljet ligjore dhe që vetëm 2 gjyqe janë bërë në TK.

Baton Haxhiu: Jo, nuk po e devijoj. Teatri Kombëtar nuk prodhon më argëtim.

Sejamini: Kush e përcakton këtë? Veliaj?

Baton Haxhiu: Ka 15 mijë deri në 20 mijë bileta të shitura në vit.

Bushati: Pse mbyll sytë para faktit. Ti di sa bileta shiten dhe nuk i di shkeljet ligjore që janë bërë nga Rama dhe Veliaj, në të gjithë këtë proces.

Top Channel