Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur 19/06 22:46
Dy kulla ftohëse të cilat ishin pjesë e një ish-centrali bërthamor në Gjermani, u shpërthyen me lëndë plasëse. Aksioni për shpërthimin e kullave, në vendin ku qëndronte termocentrali në Philippsburg, në Gjermaninë jug-perëndimore, ndodhi orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Fotot e publikuara tregojnë momentin e shpërthimit të kullave. Termocentrali, u ndërtua nga firma gjermane “EnBW” dhe u mbyll në vitin 2019 si pjesë e planit të qeverisë gjermane, për të dalë nga energjia bërthamore, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel