“Mbi qindra herë i shpuar nga gjilpërat, sa …”/ Fiton betejën me Covid-19, deputeti Alimadhi lë spitalin pas 49 ditësh

14/05/2020 16:03

Deputeti Adriatik Alimadhi ka fituar betejën me Covid-19 dhe mësohet se ditën e sotme ka dalë nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Alimadhi ka falenderuar mjekët dhe të gjithë stafin shëndetësorë, që i shpëtuan jetën.

Në datë 21 prill fitoi luftën me COVID-in, duke u larguar nga Infektivi, por u shtrua sërish, këtë herë te Sanatoriumi për shkak se kishte ftohje të lehtë në mushkri dhe sot doli nga spitali.

Postimi i plotë:

Sot po e le spitalin pas 49 ditesh. Dashte Zoti nuk e shoh me kurre. Momentet me te veshtira per mua ishin:Kur u mbylla diten e pare ne dhomen e spitalit.

Hyrja ne pavion, infermierja, dy bidona uje gjysem litri.

97 here te perdorura gjithe naten. Aspak gjume.

Mbi qindra here i shpuar nga gjilperat, sa nuk mbanin me damaret.

Kur u perkeqesova ne spitalin infektiv bllokimin e frymemarrjes.

Nuk ngopesha edhe me 2 burime oksigjeni. Perdora oksigjenin e vellait tim Fatosit, pra 30 litra oksigjen.

Nderhyrja e doktoresh Neviles me kthehu ne jete.

Moment tjeter shume i veshtire kuptohet ishte kalimi per ne reanimacion.

Te urgjenca e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ erdhi vet drejtori, z. Perlat Kapisyzi, i cili mu prezantua.

5 pese ditet me te veshtira ne reanimacion ne gjendje jo te mire shendetesore.

Dita e 8 lash reanimacionin ne nje gjendje me te mire shendetesore.

Pas 35 ditesh u çova ne kemb.

Pas 37 ditesh lava gojen.

Pas 45 ditesh lava trupin dhe fillova te ecja me ngadale dhe trupi po çlirohej nga dita ne dite.

49 dite po dale nga spitali.

Kafen e pare pas 50 ditesh e piva ne zyren e Profesor Perlat Kapisyzi drejtor i spitalit Shefqet Ndroqi, nje Burre Babaxhane.

Falenderoj te gjithe stafin e doktoreve, reanimatore, infermiere, sanitare dhe te veçanten shefen e reanimacionit Dr. Alma Cani. Punonte ne grup me staf te konsoliduar por dhe shume njerezor.

Nje falenderim dhe mirenjohje per doktoreshe Silvana Bala, per keshillat mjekesore dhe ndjekjen nga afer ndaj meje e cila me priti dhe beri daljen time sot ne spitalin Sanatorium ‘Shefqet Nqroqi’.

Respekt dhe mirenjohje per drejtorin e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ Prof. Dr. Perlat Kapisyzi me gjithe stafin e tij. Te perkushtuar dhe profesionalisht te afte. Çdo dite vizita dhe me kartele ne dore tek pacienti.

Kjo e bente me te besueshme marredhenien doktor-pacient. Personalisht mendoj se eshte shume e dobishme ne ecurine e sherimit te nje te semuri, e cila ka ndikuar edhe te une!

Mirenjohje per bluzat e bardha.

Sinqerisht ju falenderoj nga zemra qe me sherbyet me perkushtim dhe me dhate jeten te jetoj.

zoti bene me te miren.

Ne vazhdim;

Do zbatoj keshillat e mjekeve.

Per 45 dite do te vazhdoj terapine ne kushtet e shtepise.

Disa foto te cilat tregojne se si e kam perballuar virusin vrases, tashme te quajtur

COVID-19.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA