Mbetjet hidhen në lumë/ Mbetjet e Rrogozhinës, nga landfill ilegal përfundonin në det

14/05/2020 19:48

Në fshatin Zall të Rrogozhinës, ky vend tashmë fatkeqësisht është kthyer në një landill ilegal, edhe pse mbetjet urbane të këtij qyteti nuk duhet të hidhen këtu. Për këtë arsye firma që merret me pastrimin e qytetit ” Viola Green SHPK është gjobitur nga IKMT.

Fatkeqësisht këto mbetje bëjnë një rrugëtim të gjatë, duke shkaktuar ndotje mjedisore të kësaj fushës,të lumit Shkumbin e detit Adriatik.

Ndër të tjera IKMT i la detyrë bashkisë së Rrogozhinës të merrej me rehabilitimin mjedisor të zonës

Këtu jemi në grykëderdhjen e lumit Shkumbin,plehrat qe hedh kompania e pastrimit të Rrogozhinës dalin në breg të detit.

Ky plazhi i mrekullueshëm i Vi Bashtovës në një ditë të zakonshme duhet të ishte i mbushur me pushues dhe jo plehra. Ndërsa rrjeta e peshkatarëve duhet të kapte peshq dhe jo shishe plastike.

Sot është aq ngrohtë sa duhet të bëhej plazh, por nëse pushuesi do të vinte do të gjente këtë pamjet.

Pasi e sistemuam sa do pak këtë vend, është koha të shijojmë detin dhe pyllin që është në krahun tim të majtë.

Top Channel