Kryemadhi: Nëse preket një person është kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn

14/05/2020 22:54

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bëri një lidhje të drejtpërdrejtë në Open në Top Channel hodhi akuza të forta ndaj dokumentit të publikuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kryemadhi tha në Open në Top Channel se mbrojtja e Teatrit Kombëtar do të bëhet me trup. ‘Në qoftë se preket një qime e një personi, ju them që është kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erjon Veliaj’- tha Kryemadhi.

Si do ta arrini këtë?- e pyeti Eni Vasili.

‘Kokë për kokë. Ska nevojë as për 100 mijë njerëz, ska nevojë as për 4 mijë njerëz, ska nevojë as për 500 njerëz. Vetëm 1, kaq. E thashë, një pikë gjaku ra në atë shesh, është kokë për kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Se këtu shtet nuk ka, drejtësi nuk ka, polici nuk ka, prokurori nuk ka dhe asgjë nuk ka’- vijoi Kryemadhi.

Top Channel