Kim jong-un i “marrosur” pas revistave pornografike në kohën e gjimnazit dhe tifoz me Interin

14/05/2020 22:42

Kim Jong-un, tashmë 36 vjeç, ndoqi studimet e gjimnazit në një kolegj në Bern të Zvicrës, në vitin 1990. Por Kim dhe motrat e tij, u urdhëruan nga babai që të riktheheshin në shtëpi, pasi diktatorit iu gjetën në çantën e shkollës, revista me përmbajtje pornografike.

Lideri i Koresë së Veriut dhe motrat e tij, ndoqën studimet në Zvicër me identitet të rremë. Ata ishin regjistruar si fëmijët e një diplomati nga Korea e Veriut. Por pasi diktatorit iu gjetën revistat pornografike, fëmijët u detyruan të rikthehen në shtëpi. Kjo pasi babai i Kim, Kim Jong-il, ndihej i shqetësuar se shokët e tyre në perëndim, mund të ndikonin tek ata.

Raportohet se revistat e pornografisë, diktatorit iu gjetën nga mësuesit, pas kontrolleve në çantën e tij për “fleta kopjesh”, para një provimi që do të zhvillonin.

Lideri suprem ende ruan një dashuri të thellë për gjërat zvicerane, pasi ushtarëve të tij të besuar  gjithmonë i ka dhuruar ora të shtrenjta të prodhuara në Zvicër, shkruan The Mirror.

Ndërkaq, këto detaje dalin në dritë, në mes të shumë spekulimeve në lidhje me shëndetin e Kim Jong-un. Kim u shfaq për herë të fundit në publik më 2 maj, në inagurimin e fabrikës së mbeturinave në Penian. Mirëpo nga ajo ditë ai duket se është “zhdukur sërish” dhe ende nuk ka dalë në publik. Prandaj shumë gazeta të huaja janë duke aluduar se diktatori mund të ketë ndërruar jetë.

Gjithashtu bëhet me dije se ai është tifoz i Interit.

Top Channel