Këngëtarja e njohur humb të birin 21 vjeç për shkak të mbidozës

14/05/2020 17:47

Këngëtarja e njohur amerikane, Melissa Etheridge, ka humbur të birin, 21 vjeç.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka dhënë lajmin e hidhur përmes një postimi në “Instagram”, duke thënë se ai vdiq nga mbidoza e drogës.

“Sot, unë i bashkohem mijëra familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur nga varësia e opioid. Djali im, që ishte vetëm 21 vjeç, vuante prej kohësh nga një varësi e tillë dhe sot iu nënshtrua përfundimisht. Zemra ime është e thyer! Ne bëmë çfarë ishte në dorën tonë për ta shpëtuar, por të paktën tani e dimë që nuk ka më dhimbje!”, shkruan Melissa.

Etheridge dhe ish bashkëshorten e saj, Julie Cypher, të cilët janë ndarë prej shumë vitesh kanë edhe një vajzë, Bailey. Të dy fëmijët u ngjizën me anë të fertilizimit in vitro dhe sperma u dhurua nga muzikanti David Crosby.

Etheridge gjithashtu ka binjakë me ish-partneren Tammy Lynn Michaels, të cilët i solli në jetë në vitin 2006. Ndërsa aktualisht është martuar me producenten televizive Linda Wallem.

Top Channel