Gjendja Civile Berat prej tre muajsh sorollat nënën e një vajze 8 vjeçe, dhe nuk i regjistron vendimin e divorcit.

E ndarë nga bashkëshorti, gruaja jeton vetëm me vajzën dhe ushqehen vetëm me një rrogë, pasi bashkëshorti nuk i jep asnjë ndihmë. Si të mos mjaftonin hallet familjare, ajo sorollatet nga Gjykata e Beratit dhe Gjendja Civile të cilat nuk i regjistrojnë vendimin e divorcit në regjistrin themeltar edhe pse vendimi ka marrë formë të prerë. Pasi gazetarët e Fiksit e ballafaqojnë punonjësen me dokumentacionin ajo më në fund regjistron vendimin. Problemi i zonjës merr zgjidhje.

Fiks Fare trajtoi ankesën e një gruaje, nënë e një vajze 8 vjeçe nga Berati e cila është ndarë nga bashkëshorti para katër vjetësh. Që nga ai moment nisi kalvari i procesit gjyqësor për divorcin i cili zgjati plot katër vjet. Por problemi i saj nuk mbaroi me mbylljen e këtij procesi. Pas marrjes së vendimit në Apelin e Vlorës me datë 13 Nëntor, gjendja civile nuk pranon ta regjistroj këtë vendim. Sipas zonjës ajo ka ditë që sorollatet nga dy institucionet. Sekretarja e gjykatës e përcjell tek gjendja civile, ndërsa punonjësja e gjendjes civile pretendon se nga gjykata ka ardhur vetëm një njoftim dhe vendimi nuk është i formës së prerë. Duke mos gjetur asnjë zgjidhje, ajo thotë se vendosi t’i drejtohet Fiksit për ndihmë.

Fillimisht ajo paraqitet pranë gjendjes civile ku punonjësja Konstandina Kajtazi e përcjell si gjithmonë duke i thënë se vendimi i saj akoma nuk ka marrë formë të prerë dhe njoftimi që ka ardhur, është për të edhe jo për gjendjen civile. Pavarësisht se zonja i kërkon punonjëses ta lexojë vendimin deri në fund, punonjësja nuk pranon edhe e përcjell duke i thënë se do ta verifikojë me gjykatën.

Pas këtij takimi, ankuesja i drejtohet gjykatës, ku sekretarja nuk e pret me pretendimin se e ka sqaruar disa herë dhe se problemin e ka me gjendjen civile. Ajo kërkon takim edhe me kancelarin për t’u sqaruar, por i thonë se duhet të bëj një kërkesë me shkrim pasi nuk e pret më njeri.

Pas këtyre takimeve ku del qartë sorollatja e zonjës, gazetarët e Fiksit bashkë me të shkojnë pranë zyrës së gjendjes civile ku intervistojnë punonjësen. Konstandina Bajtazi fillimisht nuk e nxjerr vendimin për të cilin ka firmosur që e ka marrë në dorëzim më datë 20 shkurt. Ajo thotë se çështja e zonjës është akoma në apel, dhe pretendon se nuk është sqaruar mirë nga gjykata. Kur i kërkohet vendimi që ka marrë nga gjykata ajo thotë se “nuk po e gjej, ndoshta nuk ka ardhur”. Gjithashtu ajo flet edhe në emër të gjykatës dhe thotë se çështja nuk ka përfunduar akoma në apel dhe se dosja nuk ka ardhur akoma në Gjykatën e Beratit. Por në fund, pasi gazetarët e vendosin para fakteve dhe dokumentacionit, ajo komunikon me gjykatën dhe del për të dhënë një tjetër intervistë. Kësaj radhe me një tjetër variant. Sipas saj ka gjetur në arshiv vendimin e gjykatës, por nuk e kishte zbatuar pasi mendon

te se ky vendim ishte regjistruar që kur kishte ardhur. Ajo u mundua të justifikohej me faktin se zonja nuk ishte paraqitur për t’u interesuar. Ndërkohë sipas ligjit ajo duhet ta kishte regjistruar atë vendim që me datë 20 shkurt kur e kishte marrë në dorëzim me firmën e saj. Por në vend që ta regjistronte e kishte arshivuar. “Unë e dija që ishte ekzekutuar, tani e gjeta dhe do ta ekzekutoj në sekondë” duke mohuar çdo gjë që kishte thënë para kameras vetëm pak minuta më parë.

Ndryshimi në regjistrin themeltar u bë menjëherë nga punonjësja, të nesërmen ky ndryshim u pasqyrua edhe në sistemin e gjendjes civile. Të nesërmen gazetarët u kontaktin nga zonja që bëri ankesën e cila falenderonte Fiksin që i dha zgjidhje problemit të saj.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA