
Nis puna për ujësjellësin e ri në Mamurras, Balluku jep lajmin e mirë: Tregon konsolidimin e…
25/02 15:36
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që mbrëmjen e sotme të qëndrojë gjithë natën tek Teatri Kombëtar.
Dega 4 e partisë demokratike në Tiranë ka vendosur që ta shoqërojë.
Top Channel ka zbuluar mesazhin që i është dërguar degës së PD-së numër 4 në Tiranë për të shoqëruar kryedemokratin gjatë gjithë natës.
Mesazhi:
Të nderuar demokratë dhe qytetarë të degës 4 Tiranë!
Kryetari Basha sot do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtare.
Degën tonë e ka përzgjedhur që ta shoqërojë.
Ju lutem me sa mundësi keni të mobilizohemi të jemi si i ka hije degës 4.
Në orën 20:30 do të jemi në sheshin e Teatrit Kombëtare.
Top Channel