Basha nga teatri: Për sa kohë të jetë ky njeri në krye të punëve, batërdia do të vazhdojë

14/05/2020 22:31

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka arritur tek teatri ku më parë u fol se ai do kalonte natën aty.

Basha: Do kaloj këtu orë të tëra, unë drejtuesit e lartë të PD-së.

Nga kreu i opozitës nuk munguan as akuzat kundër Ramës.

Basha:

Për sa kohë të jetë ky njeri në krye të punëve batërdia do të vazhdojë vjedhja do të vazhdojë. E gjithë kjo batërdi kjo vjedhje ka vetëm një emër, Edi Rama.

Kryebashkiaku është oturaku i Edi Ramës.

Qytetarët po mbrojnë diçka që u përket të gjithëve.

Ne jemi këtu sot, shqiptarët janë në këtë gjendje ekonomike për shkak të tij. Jemi i vetmi vend në botë që qeveria ka braktisur popullin.

Pandemi tregoi fytyrën e vërtetë, sepse kur nuk ndalesh nga vjedhja edhe në këtë kohë do të thotë që je i pashpresë.

Sa i përket gjobitjes së tij nga policia e Durrësit u shpreh:

Një bandë në ikje si këta mund të bëjë çdo gjë.

Top Channel