Twitter lajmëron se punëtorët do lejohen të punojnë nga shtëpia përgjithmonë!

13/05/2020 08:09

Twitter-i po planifikon që punëtorët e tij të punojnë përgjithmonë nga shtëpia, nëse ata dëshirojnë kështu.

Ishte themeluesi, Jack Dorsey, ai që sinjalizoi një normë të re pune për një kompani të madhe teknologjike që mund të shtrihet përtej krizës së shëndetit publik COVID-19.

Njoftimi erdhi pasi Mark Zuckerberg i Facebook-ut dhe Sundar Pichai i Google-it u kërkuan punonjësve të punojnë nga shtëpia, nëse është e mundur, deri në vitin 2021.

“Twitter ishte një nga kompanitë e para që shkoi në një model pune nga shtëpia përballë COVID-19, por ne nuk parashikojmë që të jetë një nga të parat që kthehet në zyra,” tha Twitter në një deklaratë.

“Muajt e kaluar kanë dëshmuar që ne mund ta bëjmë atë punë. Kështu që nëse punonjësit tanë janë në një rol dhe situatë që u mundëson atyre të punojnë nga shtëpia dhe ata duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë përgjithmonë, ne do ta bëjmë atë të ndodhë. Nëse jo, zyrat tona do të jenë shtëpia e tyre e ngrohtë dhe mikpritëse, me disa masa paraprake shtesë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA