Agustin Torassa ka qenë nga një futbollistët më deçizivë te Tirana në këtë sezon. Falë edhe performancave fantastike të argjentinasit, bardheblutë kryesojnë bindshëm Kategorinë Superiore. Në një intervistë për emisionin Fan Zone në Supersport, mesfushori me tipare sulmuese foli për periudhën e karantinës, për rifillimin e kampionatit, për diferencën e Tiranës me ndjekësit, për kalimin te bardheblutë ndërsa nuk e mohoi as një rikthim te Partizani në të ardhmen.
“E kam kaluar pak a shumë si gjithë të tjerët. Kjo është një periudhë e çuditshme, pasi kemi dalë jashtë çdo normaliteti. Megjithatë nuk mund të them se për ne është shumë e vështirë, pasi e vështirë ka qenë për ata që janë në punë. Për fat të mirë unë e kam një shtëpi të mirë dhe jam me familjen. Familja ime tani është në Shqipëri, por kur shpërtheu virusi ata ishin në Argjentinë dhe kanë ardhur këtu vetëm një ditë para se të mbyllej gjithçka. Sigurisht që jam stërvitur në kushtet që kam, por sigurisht jo si mund të stërvitesha në fushë me skuadrën”.
“Rifillimi i kampionatit? E dëgjova pak më parë për rifillimin e kampionatit. Nuk eshët shumë e mirë që ta nisim kampionatin kaq shpejt, pasi kemi qëndruar shumë kohë larg fushave. Megjithatë do thoja më mirë vonë se kurrë. Përderisa specialistët thonë se mund të luajmë atëherë le ta bëjmë”.
“Padyshim që diferenca me 9 pikë është shumë e mirë, të gjithë jemi dëshmitarë të një kampionati shumë të luftuar. Por kjo do rrezikohej shumë nëse Tirana e merr si të lehtë këtë periudhë. Më mirë do ishte që futbollistët bardheblu nuk duhet ta mendojnë këtë pasi do rrezikonim shumë”.
“Falënderoj drejtorin Laçi që më mori te Tirana. Në fillim kisha një dëmtim dhe kisha vështirësi, Çdo lojtar duhet të luajë aty ku e aktivizojnë. U ndjeva shumë keq aq sa mora Laçin në telefon dhe i thashë nëse isha unë problemi atëherë mund të largohesha, por ata më thanë se duhet të qëndroja aty dhe të vazhdoja, mendoj se kjo ishte pika e kthesës për mua”.
“Partizani? Tifozët e Partizanit më respektojnë ndërsa në Argjentinë nuk ndodhë kështu. Ata më kërkojnë foto dhe më shkruajnë në Instagram. Më kanë pyetur përse ke shkuar te Tirana, u kam thënë që kjo është puna ime dhe unë jam profesionist jo një tifoz. Nuk e di nëse do të kthehem te Partizani, por them që tani jam i lumtur që jam te Tirana dhe më kanë mbështetur shumë. Nëse them që nuk shkoj te Partizani tani dhe pas dy vitesh shkoj atëherë unë do të jem gënjeshtar”.
“Nuk di si ta shpjegoj atë gol ndaj Kukësit, por duke u treguar i sinqertë ishte më i mirë se seksi.”, u shpreh Torasa për “Supersport”.
Top Channel