Shpërthimi i pandemisë solli identifikimin të fillimisht tre simptomave kryesore: tharje fyti, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Një pacient në New York i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus ishte në një gjendje të qëndrueshme dhe virusin po e kalonte në shtëpinë e tij. 38-vjeçari nuk kishte komplikime serioze të koronavirusit si shumë të tjerë.
“Ai kishte simptoma të buta pulmonare, që po i kalonte në shtëpinë e tij. Nuk ishte nevoja të shkonte në spital. U diagnostikua me koronavirus në një klinikë urgjente dhe më pas u dërgua në shtëpi. Kishte thjesht një kollë të lehtë”, tha Dr. Sean Wengerter, një kirurg vaskular në Pomona.
Më pas pacienti pati një efekt shumë befasues nga COVID-19.
“Një ditë ai u zgjua me të dyja këmbët e mpira , të ftohta dhe ishte aq i dobët sa nuk mund të çohej dot nga krevati”, tha Wengerter, i cili është shefi i departamentit të kirurgjisë vaskulare në Spitalin Samaritan.
Krahas enjtjes së këmbëve dhe mpiksjes së gjakut, mjekët vërejnë edhe një tjetër simptomë, atë të mosfunksionimit të organeve.
Top Channel