Rrogozhinë, fermerët: Na mungon uji/ Shkak mospastrimi i kanalizimeve të mëdha

13/05/2020 16:32

Me qindra hektarë perime te mbjellë ne tokat e Rrogozhinës rrezikojnë te thahen si pasojë e mungesës se ujit për vaditje.

Më e rënduar situata paraqitet ne zonën e Lekaj, Goses ,dhe Kryevidhit.
Sipërfaqe të mbjella me speca domate e misër nuk kanë me çfarë të vaditen.

Fermerët po përballen me një vështirësi te madhe për ta siguruar ujin dhe për ta çuar ne parcelat e tyre.

Kanali qe furnizon tokat e kësaj zone është i linjës Peqin Kavajë.
Ne shumë zona ky kanal është pa pastruar duke e vështirësuar vajtjen e ujit te fermerët.

Këta te fundit po mundohen me shumë shpenzime duke marrë ujë me autobote e duke hapur puse te cilët ne shumicën e rasteve nuk kanë ujë për te shpëtuar bimët qe po shkojnë drejt tharjes totale.

Kanë rreth një muaj qe kontaktojnë çdo ditë drejtues te bordit te kullimit Kavajë por deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Top Channel