Protestë për pagën e luftës/ Punonjëset e një fasonerie në Elbasan nuk e kanë marrë

13/05/2020 15:45

100 punëtorë të një fasonerie në Elbasan kanë protestuar sot pasi nuk e kanë përfituar pagën e luftës.

Edhe pse puna e tyre u ndërpre dy muaj më parë ata nuk patën as një mbështetje financiare, ndërsa sot enden nga njëri institucion tek tjetri për të gjetur një zgjidhje për pagën e luftës të cilën, me pa të drejtë, siç thonë ata, nuk e përfituan.

Edhe pse paga e luftës është një ndihmë e vogël, për këto familje do të ishte një ndihmesë e madhe, duke marrë parasysh që një pjesë e mirë e tyre nuk kanë asnjë mundësi tjetër jetese, për të mos folur këtu për pagesat e kredive dhe qirave.

Top Channel