Lufta ndaj CoVid-19/ Katari bën gjestin fisnik, i dhuron Shqipërisë 10…
13/05/2020 19:50
Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se Katari ka dhuruar për vendin 10 ton materiale të mbrojtjes personale, maska, mbrojtëse për fytyrën, syze dhe veshje speciale.
Statusi:
Një tjetër gjest solidariteti nga shteti i Katarit për vendin tonë ????
✅ 10 ton materiale të mbrojtjes personale, maska, mbrojtëse për fytyrën, syze dhe veshje speciale kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza”, në ndihmë të mjekëve në vijën e parë, për përballimin e #COVID19.
Mirënjohje shtetit të Katarit për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë në ditë të vështira.
Top Channel